Mbrojtësi francez është gjithmonë një nga “shtyllat” e bavarezëve, ndonëse ka qenë edhe i dëmtuar, madje mbetet i tillë. Mediat gjermane shkruajnë se Bajerni do të bëjë pikërisht tani një punë që zakonisht bëhet në verë, që do të thotë do të zgjasë kontratën që përfundon në 2024. Pritet që kontrata e re të jetë deri në 2027, ndërsa Bajerni mezi po pret që mbrojtësi të kthehet nga dëmtimi i pësuar me kombëtaren, pasi ekipi është në krizë të plotë sidomos në prapavijë.
Sfidanti.al