Tuhel: Nuk është dështim që Bajerni nuk është në gjymëfinale

Trajneri është tashmë i njohur dhe ka përvojë aspak të vogël. Vërtet që ky sezon ka qenë tepër i keq, por Tomas Tuheli e di sesa vlen ndaj edhe flet me qetësi në konferencat e shtypit para ndeshjeve. Edhe pasi Bajerni u eliminua nga Championsi dhe nga Kupa e Gjermanisë, sërish Tuhel thotë se “nuk duhet të quhet dështim që ne nuk jemi në dy gjysmëfinale, nuk jemi në krizë”. “Duhet të jemi realistë, – thotë ai, – në Champions edhe mund të mos dalësh në gjysmëfinale, ndërsa për 3 eliminime radhazi nga Kupa e Gjermanisë, ky po që është dështim”.

Sfidanti.al