Ançeloti: Vinisius merr të verdha sepse proteston për “shkelmat”!

Karlo Ançeloti nuk është aspak i kënaqur me trajtimin që po merr ylli i tij kryesor i sulmit. Vinisius ishte autor goli ndaj Espanjolit në “Bernabeu” në La Ligë, por mori të verdhën e 8-të të sezonit, dhe është lojtari më shumë i ndëshkuar i kampionatit. “I kërkova shpjegime arbitrit, dhe ai m’u përgjigj, – tha Karleto, – Arbitri më tha se ia dha kartonin Vinisiusit sepse ishte ankuar në mënyrë të vazhdueshme. Për këtë ia dha”. “Mendoj se shumë nga protestat e tij kanë qenë për ofendimet dhe ndërhyrjet e gabuara që ai merr, – vazhdoi italiani, – Unë mendoj se sjellja e Vinisiusit është shembullore. Nuk m’u duk se protestoi, u soll mirë dhe mendoj se luajti shumë mirë. Thjesht duhet të vazhdojë kështu. E qartë që ka marrë shumë të verdha sepse ka protestuar për goditjet e ashpra ndaj tij”.

Sfidanti.al