Jokiç me 26 tripëll dabëlla në sezon, i afrohet legjendave!

Nuk do të arrijë dot rekordin e Rasëll Uestbrukut dhe as ish-rekordin e Oskar Robertsonit. Gjithsesi, Nikola Jokiç po realizon një edicion të jashtëzakonshëm në NBA dhe do të hyjë në histori. Basketbollisti i Denverit pati një tjetër tripëll dabëll, edhe pse skuadra e tij u mund në fushën e San Antonios, dhe ky ishte i 26-ti këtë sezon. Kjo do të thotë se qendra nga Serbia është vetëm 5 tripëll dabëlla nga rekordi personal i Uilt Çembërlenit, pra mund të bëhet lojtari qendër me më shumë tripëll dabëlla në historinë e NBA-së. Ai do të mbetet prapa vetëm dy legjendave si Uestbruk dhe Robertson. Jokiç pati 37 pikë, 11 topa në tabela e 11 asistë në ndeshjen ndaj San Antonios.

Sfidanti.al