“Geri Lineker për kryeministër!”

E tillë pankarta në ndeshjen që Mançester Siti fitoi 1-0 në fushën e Kristël Palas në stadiumin “Selhërst Park” të Londrës. Në të vërtetë, Geri Lineker nuk ishte aspak në atë stadium, porse në impiantin e Leisterit me të cilin është tifoz, ndërsa këtë të shtunë nuk ishte në emisionin e tij të përjavshëm në BBC, “Ndeshja e Ditës” (Match of the Day). Ish-ylli i Anglisë u hoq nga puna pas mesazhit në rrjetet sociale ku krahasoi politikën me emigrantët të Ministrisë së brendshme britanike me atë të Gjermanisë Naziste. Pas kësaj, edhe opinionistët Alan Shirer dhe Jan Rajt vendosën të largoheshin, në shenjë solidariteti me Linekerin. Një tifoz i Mançester Sitit mbajti pikërisht këtë pankartë me fjalët: Geri Lineker për kryeministër.

Sfidanti.al