Organizatorët e kampionatit spanjoll të futbollit kanë reaguar pas ofendimeve raciste ndaj sulmuesit të Realit në ndeshjen në stadiumin “Mestaja”. Një tribunë e impiantit do të mbyllet për 5 ndeshje, klubi spanjoll është gjobitur me 45 000 euro, ndërsa kartoni i kuq që iu dha Vinisiusit pas reagimit, u vendos që të hiqet. Mediat e Madridit thonë se kjo është hera e parë që merret një masë e tillë për të mbrojtur Vinisiusin, dhe habiten pse duhej të pritej deri tek ndeshja në Valencia për La Ligën.
Sfidanti.al