Inzagi deklaron se do të vazhdojë me 100 për qind tek Interi

Më parë diskutohej nëse do të ishte klubi që do ta shkarkonte, por tashmë situata ka ndryshuar, dhe trajneri është i vlerësuar. Interi është në finale të Championsit, zona e Ligës së Kampionëve në Serinë A duket e arritshme si dhe do të luhet finalja e Kupës së Italisë. Një sezon i mirë, edhe pse ende pa tituj të sigurt. Simone Inzagi deklaron se nuk ka ndërmend të largohet nga zikaltërit sezonin e ardhshëm, dhe besohet se edhe klubi ka këtë mendim. Një garanci të paktën për tifozët pas paqartësive gjatë marsit e prillit.

Sfidanti.al