Krenaria e Bostonit shmang eliminimin, fitorja e parë në Majemi

Rezultati është ende negativ dhe shanset sërish nuk janë tepër të mëdha, por ata besojnë. Nuk ka sesi të ndodhë ndryshe për Boston Sëlltiksat, një skuadër që i është afruar titullit këto kohë, dhe që ka rekordin e kampionateve të fituara në NBA. Të blertët fituan bindshëm në Majemi 116-99, ndonëse u ndodhën sërish në humbje, dhe tani rezultati i fitoreve është 3-1 për ekipin nga Florida. Ndeshja e  radhës luhet në Boston. Xhejzën Tatëm pati 33 pikë e 11 topa në tabela si dhe 7 asistë. Nuk ishte vetëm Tatëm, sepse edhe yjet e tjerë shënuan mjaft pikë.

Sfidanti.al