Shprehja më e saktë e mediave iberike ishte se Madridi ka nevojë që lojtari më i talentuar dhe më vendimtar që ka, duhet të jetë në formë: “Kur Vinisius humbet, Reali humbet!” Kjo është fjalia që përmbledh gjithçka, dhe që tregon paraqitjen që sulmuesi brazilian bëri në stadiumin e Betisit. Sipas të përditshmeve të Madridit, Vinisius po humb veten duke u përfshirë në beteja që nuk kanë të bëjnë fare me lojën e tij, pra është i nervozuar, ndoshta sepse e kanë provokuar shumë këtë sezon dhe nuk ndihet i mbrojtur sa duhet.
Sfidanti.al