Në Gjermani ishte një fundjavë e mbarë për një mesfushor të kombëtares. Klaus Gjasula u kthye më në fund në fushë pas një mungese shumë të gjatë, ndërsa kaloi dëmtimin. E vërtetë që hyri në fushë vetëm në minutën e 2-të shtesë, në humbjen e Darmshtatit në fushën e Hajdenhajmit, por këto ishin minutat e para që nga shtatori i vitit të kaluar. Shpresa është që futbollisti kuqezi të aktivizohet më shumë në ndeshjet në vijim, për të qenë në formën e duhur për ekipin përfaqësues, ndërsa përpara dëmtimit ka qenë titullar në Bundesligën e dytë.
Sfidanti.al