Kanë ndryshuar raportet në basketbollin amerikan, ndonëse llogaritë do të bëhen në fund. Sidoqoftë, transferimi i Kevin Durantit tek Feniksi e ka bërë skuadrën nga Arizona edhe më të fortë sesa ishte më parë. Kjo u duk në duelin e luajtur në Dallas, ku dyshja Durant-Devin Buker ia doli të merrte fitoren ndaj Maveriksave, 130-126. Duranti shënoi 37 pikë dhe Buker 36 duke shërbyer 10 asistë, dhe kjo ishte më shumë sesa Dallasi mund të përballonte. Donçiç udhëhoqi vendasit me 34 pikë dhe Kajri Irving shtoi 30 në një përballje shumë të fortë.
Sfidanti.al