Vinisius duket se demonstrativisht nuk i dha dorën arbitrave

Sulmuesi brazilian bëri një gjest që e përditshmja “Marka” e cilësoi me gjasë si protestë ndaj gjyqtarëve, ndonëse nuk mund ta thoshte me bindje të plotë se ishte i qëllimshëm. “Nënvleftësim, apo veprim i qëllimshëm? – ishte pyetja e gazetës së Madridit, – Vinisiusi nuk i përshëndeti arbitrat”. Dihet që ylli i ri i Realit ka pasur shumë probleme këtë sezon, duke u ankuar për racizëm të vazhdueshëm ndaj tij nga tifozët, por edhe nga provokimet në fushë. Vinisius është nxehur shpejt, ka marrë shumë kartonë të verdhë dhe ka akuzuar se La Liga nuk e mbron sa duhet.

Sfidanti.al