Inzagi: Jemi gati për Milanin, që nga fillimi i prillit lojtarët janë super!

Trajneri i Interit tregon se e ka pasur shumë të vështirë të krijonte një skuadër të fortë dhe fituese, duke i munguar dy “gurë” të mozaikut. Simone Inzagi është më i lehtësuar nga fitorja në fushën e Romës, me zikaltërit që vazhdojnë ngjitjen në renditjen e Serisë A, grumbullojnë pikë dhe tregojnë se janë në formë pikërisht në një moment kyç. “Ishte e vështirë pa Brozoviçin dhe Lukakun, – thotë Inzagi, – tani, mund të bëj rotacion në fazën sulmuese. Që nga nisja e prillit, djemtë kanë qenë super. E dimë se në Champions do të jenë 180 minuta të vështira, por skuadra është mirë. Jemi gati për Milanin”. Interi mundi 2-0 Romën në kryeqytet dhe është më i sigurt në zonën Champions.

Sfidanti.al