Në “Anfild” ishte njeriu-kyç, ai që i dha fitoren Realit ndaj Liverpulit në Champions, madje me shifrat 5-2. Këtë herë, në derbin ndaj Atletikos në La Ligë, Vinisius nuk tregoi atë që vlen. “Një Vinisius i ngopur është më pak i rrezikshëm”, shkruan “Marka”, duke analizuar një për një lojtarët e Realit. Sulmuesi brazilian nuk u lejua të bënte lojën e tij nga ana e mbrojtësve të Atletikos, dhe po ashtu as Karim Benzema nuk bëri dot shumë, diçka që i ndodh thuajse gjithmonë ndaj bardhekuqve.
Sfidanti.al