Barça lë pas Europën: Sezon i madh nëse fitojmë “tripletën”!

Nuk do të ketë “gjyqe” në “Kamp Nou”, ndërsa eliminimi nga kontinenti do të përballohet si një fatkeqësi normale. Barcelona vërtet është në moment të vështirë, por mediat spanjolle shkruajnë se presidenti Laporta, trajneri Ksavi dhe kapitenët e ekipit bashkë me Levandovskin, i kanë vënë detyrë vetes që të vazhdojnë përpara. Synimi është fitorja e La Ligës dhe po ashtu e Kupës së Mbretit. Përpara tyre është fituar Superkupa e Spanjës, pra nëse fitohet tripleta, sezoni do të quhej i madh.

Sfidanti.al