E gjithë liga u mobilizua dhe arriti më në fund që të kalonte thuajse një lojtar të vetëm. Ky sezon i NBA-së do të mbahet mend si ai në të cilin u realizuan më shumë ndeshje në të cilat një lojtar pati 40 pikë apo më shumë. Luka Donçiç, Janis Adetokumbo, Xhejzën Tatëm, Damien Lilard, Zhoel Embijd, Donovan Miçëll, Xhulian Randëll, Klej Tompson, Lebron Xhejms e të tjerë kanë arritur në 145 ndeshje të tilla. Kjo do të thotë se është kaluar rekordi i sezonit 1961-1962, në të cilin pati 142 ndeshje të tilla. Atëherë ishte një emër mbi të gjithë dhe me shumë diferencë, Uilt Çembërlen. Gjigandi pati i vetëm 63 ndeshje me të paktën 40 pikë të shënuara.
Sfidanti.al