Nuk mjaftoi Reali në Champions, Liverpuli ngec edhe me Kristël Palasin në Angli!

Sezoni mund të quhet thuajse plotësisht i dështuar. Të kuqtë e Jurgen Klopit nuk po arrijnë të vrapojnë, por vetëm ecin ngadalë e rrëzohen thuajse në çdo ndeshje, dhe ja kur pas katastrofës me Realin erdhi ndalesa me Kristël Palasin. Barazimi 0-0 në “Selhërst Park” ishte një tjetër goditje për shpresat për të hyrë në zonën Champions në Premier Ligë. Duket se Liverpulit po i përfundon një brez yjesh, ndërsa brezi i radhës nuk është ende gati.

Sfidanti.al