Trajneri Stefano Pioli dha lajmin e madh, që ndoshta nuk do t’i pëlqejë aspak rumunit Tatarushanu, por që do të jetë i mirë për tifozët. Majk Menja rikthehet si titullar në portën e Milanit dhe do të jetë ai që do të ndihmojë skuadrën në sfidën e së dielës në mbrëmje ndaj Atalantës. “Menja është kthyer, – tha Pioli, – ai është gati, është si një luan i lëshuar nga kafazi”. Portieri francez ka 161 ditë jashtë fushave për shkak dëmtimi.
Sfidanti.al