Sa shumë i shkon Paolo Maldinit roli i garantuesit të Milanit!

Kur ishte në fushë, e luante shumë mirë, dhe nuk do të heqë kurrë dorë që të jetë i tillë. Paolo Maldini ka qenë një udhëheqës i madh i Italisë dhe i Milanit, ndërsa është thirrur që të luftojë edhe një herë për ngjyrat kuqezi. Në rolin e drejtuesit të lartë, të drejtorit sportiv, legjenda milaniste ndihet mirë. “Unë jam garantues i projektit të Milanit, – thotë ai, – synimi është të ngremë klubin aty ku i takon, të rrisim të ardhurat dhe investimet. Kështu do të ngrihet në këmbë futbolli italian”. Jo më kot Rud Guliti tha se “kur Maldini kërkon një lojtar, gjithçka ndryshon, ai është historia e Milanit”.

Sfidanti.al