Çdo vlerësim, çdo lavdërim dhe përshëndetje lamtumire nga larg që bëhet për të, merret si një “shigjetë” ndaj klubit. Ka shkaktuar një tërmet të vërtetë në Spanjë lajmi i largimit të Sergio Ramosit nga Reali i Madridit dhe presidenti Florentino Perez po provon kritika shumë më të forta sesa sulmet e UEFA-s për Superligën Europiane.
