Liverpooli trondit tregun, përgatit ofertën gjigante për Mbappe

Liverpooli po përgatit një lëvizje spektakolare për Kylian Mbappe, me synimin për ta transferuar yllin francez nga Real Madridi në verën e vitit 2027. Sipas raportimeve të “Fichajes”, drejtuesit e “Reds” po shqyrtojnë një ofertë marramendëse që mund të arrijë në 212 milionë paundë.

Në “Anfield” madje kanë nisur të mendojnë edhe mënyrën se si do të financohej një operacion i përmasave të tilla. Për të krijuar hapësirën e nevojshme në buxhetin e pagave, Liverpool mund të detyrohet të largojë dy futbollistë me paga të larta. Klubi anglez pritet gjithashtu të nisë kontaktet me përfaqësuesit e Mbappe në fillim të vitit 2027.