Yjet e Anglisë kritikohen si “papagallë” pas fitores me Shqipërinë

Nuk pati ndonjë vërejtje për fitoren dhe për lojën e tyre, ndonëse trajneri Sauthgejt u shpreh se nuk mbeti i kënaqur nga 15 minutat e fundit kur lojtarët e tij e ulën ritmin në “Arenën Air Albania”. Kritika erdhi nga ish-ylli i Mançester Junajtidit dhe i vetë Anglisë, Geri Nevil, pasi lexoi disa nga postimet që bënë lojtarët në rrjetet sociale pas suksesit në Tiranë. “Nuk e di nëse djemtë e kombëtares i postojnë vetë mesazhet e tyre, – tha ai, – mesazhet e tyre nuk duken autentike, dhe më duket se futbollistët tanë nuk janë të pavarur në mendimet e tyre”.

Kjo, pasi disa prej tyre postuan mesazhe thuajse të njëjtë pas fitores 2-0 ndaj Shqipërisë. “Detyrë e realizuar, tani mezi presim të mërkurën”, shkruajti autori i një goli Mejzën Maunt. “Punë e realizuar, ne do ta bëjmë përsëri të mërkurën”, ishin fjalët e Xhesi Lingardit. “Dy nga dy, Mezi po presim të mërkurën”, ishte mesazhi i Fil Fodenit, ndërsa Harri Megajer komentoi se “dy fitore nga dy, përqëndrim tani për të mërkurën”.

Sfidnati.al