Ende nuk mund të thuhet kjo për Timo Vernerin, por duket se ardhja e një trajneri gjerman po ndihmon të paktën mesfushorin sulmues që të gjejë veten tek Çelsi. Kai Haverc shërbeu dy asiste në fitoren e Bluve të Londër ndaj Evertonit, ndërsa pranoi se kishte kaluar një periudhë të vështirë në Angli. “Nuk ishte e lehtë, – tha ai, – kalova një periudhë mjaft të vështirë, por është normale kur shkon jashtë. Të duhet gjysmë viti të përshtatesh”. Haverci u mor për rreth 80 milionë euro nga Leverkuseni, dhe ka shënuar 5 gola e ka shërbyer 7 asistë në 32 ndeshje për Çelsin, ndonëse nuk ka dhënë nivelin që kishte në Bundesligë. Gjithsesi, nën drejtimin e Tuhelit, ai po jep më shumë në pozicionin e “9-ës së fshehur” dhe shpresohet që të vazhdoj të përmirësohet.
Sfidanti.al