Një klub i Serisë A që të ketë vonesa në pagesa nuk është diçka që ndodh shpesh, të paktën jo për elitën e tyre. Gjithsesi, Interi ka pasur shumë probleme këtë sezon sepse pronarët kinezë kanë një “avari” në bizneset e tyre në Kinë, por tashmë fundi i lumtur mund të ketë mbërritur. Mediat italiane njoftojnë se futbollistët do të marrin rrogat sipas asaj që parashikohet në kontratë, dhe se klubi milanez i ka dhënë Realit 13 milionë eurot e para që i detyrohet për marrjen e kartonit të Ashraf Hakimit. Do të paguhen të gjitha detyrimet që parashikon UEFA deri në 31 mars, dhe pritet që presidenti Stiven Çang të vijë në Itali. Trajneri Antonio Konte mund të vazhdojë punën më i qetë për të synuar titullin e parë kampion me Interin që nga viti 2010.
Sfidanti.al