Trajneri i Spanjës më shumë e ka problemin tek ekipi i tij sesa te kundërshtari, të paktën kështu doli pas ndeshjeve të fundit eleminatore të Botërorit. Luis Enrike ishte shumë i shqetësuar për formën e ekipit të tij ndërsa afron ndeshja me Kosovën në Sevilje. “Ne humbasim shumë topa gjatë ndeshjeve, – tha ai, – nuk jemi në moment të mirë. Do të duhet të gjejmë lojtarët më të përshtatshëm për ndeshjen me Kosovën, në pjesën e dytë ishim më dobët, por shpresoj që goli të na japë besim. Nuk kam asnjë dyshim për ekipin, por gjithsesi jam i shqetësuar në prag të Kosovës. Ne duhet të jemi me patjetër në Botëror, por rivalët nuk kanë për të na falur gjë”. Spanja shpëtoi në Gjeorgji në minutën e 92-të kur Dani Olmo shënoi për 2-1, ndërsa pak ditë më parë u ndalua në fushën e saj në barazim 1-1 nga Greqia. Ndoshta, ndaj Kosovës mund të kthehet në fushë kapiteni Sergio Ramos që këtë herë u kursye.
Sfidanti.al