Manolo Sançiz: Si ka mundësi që Zidan nuk i kuptoi gabimet?!

Barazimi me Çelsin nuk u duk aq i keq në Spanjë, dhe pati vlerësime për ekipin kampion të La Ligës, veçse nuk munguan edhe kritikat. Ish-qendërmbrojtësi legjendar madrilen, Manolo Sançis, e qortoi trajnerin Zinedin Zidan. “Nuk e kuptoj sesi nuk i dalloi gabimet e bëra në pjesën e parë, – tha ai, – Reali u mbrojt shumë keq, edhe pse po luante me 3 lojtarë në qendër të mbrojtjes”. Ish-lojtari tjetër, Hoze Luis Morales, thekson se “ata (anglezët) patën 3 raste të pastër, por ne kemi Kurtuanë, ndërsa ka gjëra që japin shpresë për ndeshjen e kthimit”. Presidenti i Nderit i të përditshmes “AS”, Alfredo Relanjo, theksoi se “Benzema nuk ka shokët e duhur në sulm”. Gazetari i “AS”-it, Tomas Ronsero vlerësoi reagimin madrilen duke treguar krenarinë dhe theksoi se “finalja e Stambollit nuk është aq larg sa duket”.

Sfidanti.al