Në tërësi mundi të thoshte se duhej të ishte i kënaqur. Reali i tij nuk luajti 90 minutat më të mira të mundshme ndaj Çelsit në Champions, por gjithsesi rezultati 1-1 edhe mund të shfrytëzohet për mirë në Londër. Zinedin Zidan ka aq përvojë si trajner sa të mos alarmohet. “Rezultati ishte i drejtë, – tha ai, – ne ishim shumë më mirë pas pushimit, kishim më shumë rregull, por Çelsi e nisi shumë mirë dhe ka lojtarë shumë të shpejtë. Jemi gjallë dhe duhet të përgatitemi për kthimin”. “Çelsi nuk është rastësisht në gjysmëfinale, – vazhdoi francezi, – ka 16 ndeshje që nuk pëson gol, dhe kjo kuptohej. Jemi të kënaqur në përgjithësi me atë që kemi bërë”.
Sfidanti.al