O titull kampion, shko  në Shkodër se po të pret ..Konti i Monte Kristos

Ç‘është kjo premio gjigande që do te jepet ne fund te kampionatit ? Kujt i thonë gjigante në Shkodër?   Apo kjo është gjuha  e atij  futbollit,  ku luan dhe Nastradini , meqë botës ia ka prerë gjuhën financiare ..pandemia. Dhe sa më shumë varfërohen  të pasurit , na bëhet sikur  më të pasur  bëhemi ne …të varfërit  !

Paska premtuar sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi një premio gjigante për Vllazninë në rast se ekipi shpallet kampion i Shqipërisë. Siç duken bathët, nëse fitojnë Kupën, shumë e fituar do t’u  duket si pare xhepi në krahasim me ..superpremion e Superligës.  Ka shumë rëndësi që i quajmë  Super, sepse ndryshe nuk do te mbaheshim gjallë…

Dhe kur flitet për para, apo kur premtohet një mal me para , pse mos ta besosh  “kryebankierin” e ekipit .  Në ditë të keqe, kur Vllaznia ishte  duke u gremisur një kategori më poshtë, doli lajmi i bujshem  se shkodranët e bashkisë dhe ata të futbollit bashkuan forcat  për të  avulluar gjate sezonit  gati  1 milion euro! Po tani që po ngjiten në qiellin e shtatë,  kushedi sa miliona do te rrokullisen.  Dhe  pyetja që na ndez  imagjinatën, sidomos në këtë   “lojën me shifra”, sikur  na dikton dhe një kompromis alla shqiptar : po na treguat  sa është kjo “shuma gjigante”,  do  t’u tregojmë  sekretin madh te sezonit…nëse e fitoni dot kampionatin apo jo !

Sfidanti .al