Çelsi dëshpërohet me golin që humbi Timo Verner në Madrid

Glen Hodëll, ish-mesfushor i shquar dhe ish-trajner i Anglisë, vuri duart në kokë me atë që i panë sytë. Timo Verner u ndodh vetëm për vetëm me Tibo Kurtuanë, 5 metra larg portës së Realit, por topi i goditur prej tij shkoi drejt e në trupin e portierit, dhe pastaj u largua. Sulmuesi gjerman pati detyrën më të thjeshtë kur rezultati ishte 0-0 në minutën e10-të. “Ai u tregua i druajtur, – tha Hodëlli, – një rast kaq të pastër ai nuk do ta ketë në ndonjë ndeshje tjetër futbolli, jo më në një gjysmëfinale të Championsit. Gabimi në Madrid pasqyron gjithë sezonin e tij tek Çelsi”. Verner ka shënuar vetëm 11 gola në 44 ndeshje ndonëse është qendërsulmues, ndërsa ndaj Uest Hemit shënoi pasi kishte 15 ndeshje pa realizuar.

Sfidanti.al