Kejn e fiton më në fund trofeun, por është titull individual

Me Totenhemin duhet të “lajë duart” pasi nuk arrin të marrë kupa. Humbja e finales së Kupës së Ligës ndaj Mançester Sitit ishte shenja e fundit se Harri Kejn ose duhet të largohet nga Spërsat, ose rrezikon të mos fitojë asnjëherë asgjë, por gjithçsesi një trofe e mori. Veçse, flitet për një titull individual pasi kapiteni i Anglisë fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit në Premier Ligë. Ai la pas shokun e ekipit, Son, Mejzën Mauntin e Çelsit dhe dyshen e Uest Hemit, Deklan Rajs dhe Tomas Souçek. Kejn ka shënuar 31 gola e ka shërbyer 16 asistë këtë sezon, ndërsa është shënuesi më i mirë i Premier Ligës me 21 gola.

Sfidanti.al