Mrekullia “Atalanta”, fitime 57 milionë euro në vitin e pandemisë

Për tre sezone me radhë bilanci ishte me fitim mbi 20 milionë euro, aq sa arriti në mbi 26 milionë në edicionin e fundit të llogaritur. Atalanta e Bergamos e vazhdoi tendencën e kësaj periudhe duke krijuar një tjetër fitim, madje edhe më të madh. Raportimet e fundit nga Italia janë që skuadra e trajnerit Gasperini, dhe presidentit Perkasi, ka arritur fitime prej mbi 57 milionë eurosh.  Për më tepër, në katër sezonet e parë të trajnerit Gasperini (2016-2020), bergamaskët kanë fituar 248 milionë euro nga shitja e lojtarëve, ndërsa kanë shpenzuar 176 milionë euro, pra me një plus prej 72 milionë eurosh.

Sfidanti.al