Çdo vlerësim, çdo lavdërim dhe përshëndetje lamtumire nga larg që bëhet për të, merret si një “shigjetë” ndaj klubit. Ka shkaktuar një tërmet të vërtetë në Spanjë lajmi i largimit të Sergio Ramosit nga Reali i Madridit dhe presidenti Florentino Perez po provon kritika shumë më të forta sesa sulmet e UEFA-s për Superligën Europiane. Ish-trajneri Zidan, dhe shokët e skuadrës e përshëndetën kapitenin si liderin e tyre, si një lojtar të rrallë dhe të pazëvendësueshëm, ndërsa analistë në Spanjë theksojnë se nga të dyja palët, vetëm Ramosi deshi të negocionte një kontratë, ndërsa klubi jo. Kjo gjë nuk ishte e duhura për një legjendë prej 16 vjetësg. Kritikat për Perezin janë që ai duhej t’ia kishte dhënë 2 vjet kontratë kapitenit, ndëras theksohet se pa Ramosin, mbrojtja është më e dobët. Dyshja Ramos-Varan jepte siguri, ndërsa me Naçon, Militaon, madje edhe me Alabën nuk është më e mirë se me Ramosin, sepse siç thonë në Spanjë, austriaku nuk është një qendërmbrojtës tipik.
Sfidanti.al