Pse kështu UEFA? Kërkon përjashtim nga rregulli për VIP-at, jo për tifozët!

Nëse qeveria britanike nuk lejon 2 500 zyrtarë të ftuar në finalen e Europianit, atëherë kjo ndeshje do t’i hiqet “Uemblit” të Londrës dhe do t’i jepet Arenës “Ferenc Pushkash” të Budapestit. Ky është kërcënimi që UEFA i bën kryeministrit Boris Xhonson, ministrat e të cilit po diskutojnë kërkesën. Fjala është që 2 500 të ftuar VIP të përjashtohen nga kufizimet e vendosura me ligj nga Britania e Madhe për shkak të koronavirusit, ndërsa më herët UEFA nuk e kishte bërë një kërcënim të tillë që në “Uembli” të ketë 90 000 tifozë aq sa është kapaciteti. Se përse 2 500 VIP-a kanë të drejtë të favorizohen në krahasim me tifozët e thjeshtë, UEFA këtë nuk e thotë, ndërsa në “Uembli” për ndeshjen Angli-Kroaci ishin të pranishëm rreth 22 500 tifozë, që do të thotë rreth 25 për qind e kapacitetit, ndërsa për gjysmëfinalet dhe finalen parashikohet të ketë deri në 40 000.

Sfidanti.al