Pele qesh ndërsa Nejmar i afrohet rekordit të tij me Brazilin!

Ndaj Perusë shënoi vetëm 1 gol në fazën e grupeve të Kupës së Amerikës, por gjithsesi ishte i rëndësishëm. Nejmar ka sot 68 gola për kombëtaren e Brazilit në futboll, që do të thotë 9 më pak sesa rekordi prej 77 rrjetash që mbahet nga legjendari Pele. Ky i fundit reagoi në rrjetet sociale, saktësisht në Instagram, ndërsa ylli i sotëm vazhdoi t’i afrohej rekordit. “Sa herë që e shoh këtë djalë, ai është duke qeshur, – shkruajti Pele, – nuk mund të mos qeshësh edhe ti, pasi qeshja e tij është ngjitëse. Unë, si gjithë brazilianët, jam i lumtur sa herë e shoh Nejmarin të luajë për Brazilin. Unë po pres me kënaqësi që ai ta thyejë rekordin, me të njëjtën kënaqësi që kam pasur kur e kam parë për herë të parë të luajë futboll”.

Nejmar deklaroi se është shumë emocionuese që ai po i afrohet rekordit, dhe se është shumë i lumtur që pas disa vitesh të vështirë, Brazili po kthehet sërish një kombëtare e fortë. Brazili fitoi 4-0 ndaj Perusë në grup, duke arritur fitoren e dytë radhazi me gola të shënuar nga Aleks Sandro, Nejmar, Everton Ribeiro dhe Risharlison. Nejmar ishte lojtari më i mirë në fushë me talentin e tij.

Sfidanti.al