Sponsorët, nga sfida e CR7-ës, Pogbasë e Lokatelit, tek “dashuria” e Jarmolenkos dhe Kejnit!

Kompanitë që japin paratë në Europian nuk kanë qenë shumë të kënaqura me veprimet e disa futbollistëve, madje nga më të njohurit, por ka edhe nga ata që “i kanë xhan”. Kristiano Ronaldo u urrye nga Koka Kola pasi largoi dy shishet e saj dhe i zëvendësoi me ujë, po ashtu Hajnekeni nuk e pëlqeu aspak veprimin e Pol Pogbasë, ndërsa në këtë linjë edhe Lokateli i Italisë. Sponsorët u ankuan tek UEFA, dhe “nëna e madhe” bëri një paralajmërim për “bijtë e saj plangprishës” se do t’i gjobiste nëse vazhdonin “prapësitë”. Thuhet se vetëm Koka Kola humbi 4 miliardë euro në shkallë globale për shkak të CR7-ës. Që nga dita e djeshme, ka nisur “zbatica” pasi fillimisht Harri Kejn deklaroi se nuk do ta bënte të njëjtin veprim si Ronaldo dhe Pogba. “Qershia mbi tortë” ishte sjellja e Andrej Jarmolenkos së Ukrainës (në foto), që i mori dy shishet e Koka Kolës, i vuri pranë shishes së birrës Hajneken, dhe i ftoi me shaka që të gjithë që të vinin të pinin.

Sfidanti.al