Tacchinardi sulmon Juven dhe s’ka mëshirë për Ronaldon: Duhet të kërkojë ndjesë

Eliminimi i Juventus në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve vazhdon të diskutohet në Itali. I fundit që kritikoi sjelljen e klubit bardhezi ishte Alessio Tacchinardi. Ish futbollisti i Juventusit nuk ngurroi të kritikojë ashpër ish skuadrën e tij e sidomos Cristiano Ronaldon në një intervistë për median italiane.

‘Pushoi ndaj Lazios, atëherë përse bën këtë ndeshje?-tha Tacchinardi-Chiesa foli në televizion, por unë prisja Ronaldon. Duhet t’i kërkojë ndjesë tifozerisë’.

Por kritikat e Tacchinardit nuk u ndalën këtu, ai sulmoi me forcë edhe sjelljen e ish skuadrës së tij. ‘Nuk e prisja kurrë një Juventus të tillë-shtoi Tacchinardi-sidomos në pjesën e parë. Një test i tillë kaq i rëndësishëm duhej të përgatitej ndryshe. Pyes veten si është e mundur të dalësh kështu në fushë pasi ke humbur ndeshjen e parë? Kishin mundësi ta kthenin dhe luajtën një pjesë të parë të tille, nuk mund të humbej një mundësi si kjo’.

Sfidanti.al