Ndeshja duhej të kishte qenë për vendasit, por kështu nuk ndodhi. Interi pësoi një tjetër humbje ndaj Realit, madje në “San Siro”, dhe tani ka 23 vjet që nuk ia del ndaj spanjollëve, që nga mbrëmja e madhe e Roberto Baxhos në fitoren 3-1 në 1998. Trajneri Simone Inzagi, i hidhëruar nga përfundimi, theksoi anët
Inzagi jo i sigurt për Interin në Champions: Përvoja e Realit peshon!
Trajneri zikaltër do të duhet që të mësohet vetë me presionin, diçka që paraardhësi i tij, Antonio Konte, nuk e kishte problem. Gjithsesi, kur ndeshesh me Realin e Madridit në Champions kërkohet më shumë sesa të përballosh presionin, pasi po luan me ekipin më të shquar të këtij konkurrimi. Interi pret madrilenët në “San Siro”
Interi me “linjën e të rinjve” dhe me projektin e Inzagit
Ka nga ata që thonë se skuadra ka ende mentalitetin e Antonio Kontes, por padyshim që ky është një nënvleftësim për punën e trajnerit të tanishëm. Simone Inzagi po përgatit një Inter për të mbrojtur titullin kampion të fituar vjet, ndërsa skuadra në përgjithësi po bazohet tek të rinjtë. Lautaro Martinez është i tillë, Korrea
Italia bie në dashuri me Interin e Inzagit: Karakter, spektakël dhe … Korrea!
Nëse kishte ende ndonjë dyshim, tani nuk besohet se ndodh. Menjëherë pas fitores së parë të sezonit në Serinë A, Interi rreshtoi edhe të dytën, 3-1 në Veronë, duke paralajmëruar rivalët se nuk do ta lëshojë lehtë titullin e fituar vjet. Konte, Lukaku e Hakimi le të jenë e kaluara, ndërsa e gjithë Italia po
Akordi prej 31 milionë eurosh, Korrea është “asi nën mëngë” i Inzagit
Një përforcim i rëndësishëm edhe pse pritet të vijë gjithashtu një sulmues tjetër si Skamaka. Lacio ra dakord me Interin për të lejuar Hoakin Korreën në Milano kundrejt 31 milionë eurove, plus shpërblime të tjera, ndërsa trajneri Simone Inzagi ka tashmë vërtet një “as nën mëngë”. Argjentinasi është njohje e vjetër e teknikut të tanishëm
Inzagi: Xheko e Çalha të mëdhenj; Marota: Do marrim sulmues tjetër!
Besohet se pak gjë i mungon, ndonëse këmbëngulja është për të plotësuar edhe më shumë radhës. Trajneri i Interit, Simone Inzagi, bëri një “inventar” të lojtarëve që ka, dhe të atyre që i ka, por që i mungojnë për arsye të ndryshme. Përfundimi ishte që “Lukaku u largua papritur, dhe skuadra duhet të kompletohet”. Gjithsesi,
Lukaku me Inzagin? Do të jetë më afër portës, më i rrezikshëm!
Me Antonio Konten shkëlqeu dhe padyshim ishin një dyshe e veçantë, por duket se ka të ardhme të madhe tek Interi për Romelu Lukakun. Madje, ndryshimi i trajnerit ndoshta mund të ndikojë për mirë për sulmuesin belg, ndonëse kjo duket paradoksale. Legjenda e futbollit italian dhe e Interit apo Juventusit, Alesandro Altobeli, mendon se me
Lukaku: Interi do të jetë edhe më i mirë, na ndihmon Inzagi!
Me Antonio Konten kishte një raport të shkëlqyer, dhe padyshim respekti dhe admirimi reciprok mbeten. Gjithsesi, Konte tashmë është larguar dhe trajneri i Interit është Simone Inzagi, ndërsa Romelu Lukaku mbetet zikaltër, e do të duhet të punojë me të. Ai nuk ka dyshim se Interi duhet të vazhdojë të jetë më i miri në
Tifozët e Interit shpresojnë që Inzagi do t’i bëjë të harrojnë Konten!
Dëshira e tyre më e madhe do të kishte qenë që ish-trajneri të kishte vazhduar në detyrë. Kjo nuk ndodhi dhe “populli interist” ka shpresë se Simone Inzagi është i përzgjedhuri i duhur për të vazhduar punën e lënë në mes nga Antonio Konte. Ata kanë të drejtë që të shpresojnë sepse Inzagi është një
Inzagi prezantohet sot, por lajmi i madh i Interit quhet Lukaku!
Largimi i Antonio Kontes ndezi sirena të fuqishme në Milano, se ish-trajneri mund të merrte me vete yje. Romelu Lukaku ishte shqetësimi më i madh, sepse ishte edhe protagonisti më i madh i sezonit, ndërsa nga Anglia thuhej se Roman Abramoviç e kërkon tek Çelsi. Po ashtu, belgu ka edhe admirues të tjerë, ndërsa Konte