Lukaku: Interi do të jetë edhe më i mirë, na ndihmon Inzagi!

Me Antonio Konten kishte një raport të shkëlqyer, dhe padyshim respekti dhe admirimi reciprok mbeten. Gjithsesi, Konte tashmë është larguar dhe trajneri i Interit është Simone Inzagi, ndërsa Romelu Lukaku mbetet zikaltër, e do të duhet të punojë me të. Ai nuk ka dyshim se Interi duhet të vazhdojë të jetë më i miri në Itali, dhe ka besim se kështu do të ndodhë. “Kam folur me trajnerin, – thotë sulmuesi belg, – do të na ndihmojë që të bëjmë gjëra të mëdha. Po punojmë për të realizuar ëndrrat e tifozëve tanë”. Pushimet përfunduan dhe 28-vjeçari është i shlodhur e i kënaqur. “Punova edhe gjatë pushimeve për të qendruar në formë, – tha lojtari më i mirë i vjetshëm i Serisë A, – kemi pak javë për të përgatitur kampionatin, shpresojmë të kemi sukses, madje edhe më shumë sesa vjet”.

Sfidanti.al