Kosova është gati për Epokën pas Majlinda Kelmendit!

Pesë vjet më parë hyri në histori nga dera e saj e madhe! Askush në sport nuk ka bërë për Kosovën sa Majlinda Kelmendi, kampionia e parë olimpike e vendit të saj, por koha rrodhi dhe erdhi dita. Kampionia e madhe mendoi se ishte momenti për të thënë mjaft.

Kelmendi e nisi karrierën për Shqipërinë duke marrë pjesë në Lojrat Olimpike në Londër 2012, edhe pse mungesa e përvojës nuk e lejoi të kishte sukses. Dy vjet më pas, Kosova u bë pjesë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe Kelmendi shkoi në Lojrat Olimpike duke fituar të artën në xhudo, në peshën deri 52 kg. Më pas, ajo pati suksese pas suksesh duke fituar 47 medalje ndërkombëtare.

Gjithsesi, në Tokio 2020, ylli i ri i xhudos ishte japonezja Uta Abe, e cila fitoi edhe medaljen e artë, ndërsa shqiptarja e Kosovës u eleminua në raundin e parë. Tashmë, ajo do të ndihmojë trajnerin e saj, Driton Kuka, ndërsa shembulli i saj ndihmoi xhudistet e tjera kosovare që të triumfonin. Në Tokio 2020, Kosova mori dy të arta falë Distria Krasniqit në peshën deri 48 kg dhe Nora Gjakovës në peshën deri 57 kg.

Sfidanti.al