Inzagi prezantohet sot, por lajmi i madh i Interit quhet Lukaku!

Largimi i Antonio Kontes ndezi sirena të fuqishme në Milano, se ish-trajneri mund të merrte me vete yje. Romelu Lukaku ishte shqetësimi më i madh, sepse ishte edhe protagonisti më i madh i sezonit, ndërsa nga Anglia thuhej se Roman Abramoviç e kërkon tek Çelsi. Po ashtu, belgu ka edhe admirues të tjerë, ndërsa Konte mund të tentonte ta merrte nëse do të binte dakord me Totenhemin. Gjithsesi, “gjigandi i mirë” ka vendosur t’i qetësojë tifozët. “Kam folur me Inzagin, – shprehet ai, – do të qendroj tek Interi. Biseda e parë me misterin ishte shumë e mirë dhe dua që të fitoj edhe më shumë”. Lukaku u shpall lojtari më i mirë i Serisë A për sezonin e kaluar, përpara Kristiano Ronaldos, ndërsa Interi ka probleme financiare dhe mund të kërkojë nga lojtarët që të ulin rrogat. Simone Inzagi ndërkaq do të prezantohet si trajner ditën e sotme.

Sfidanti.al