Kur ishte futbollist nuk kishte dyshime lidhur me ndjenjat për të. Paolo Maldini ishte një legjendë në fushën e lojës, kapiteni që fitoi më shumë se kushdo tjetër, por pasi mbylli karrierën, e pati të pamundur për vite me radhë që të jepte kontributin e tij në klubin e zemrës dhe të “familjes”. Presidenti Silvio Berluskoni dhe administratori i deleguar, Adriano Galiani nuk e afruan, dhe u desh largimi i tyre që ish-mbrojtësi të merrte një ftesë. Sot ai është drejtor sportiv, dhe tifozët po e vlerësojnë sërish jashtë mase. Ata janë të lumtur me vendimet dhe veprimet e Maldinit, dhe me suksesin pasi ekipi u kthye në Champions. Kënaqësia jepet e madhe për përgjigjen “JO” që i dha pretendimeve të Donarumës, ndërsa mori shpejt një portier shumë të mirë. Mbajtja e Zllatan Ibrahimoviçin, dhe forcimi i ekipit me lojtarë të rinj e të talentuar jep shpresë. Maldini u thotë tifozëve se “ky është vetëm fillimi, sepse Milani duhet të jetë gjithmonë protagonist”.
Sfidanti.al