Tifozët e Interit shpresojnë që Inzagi do t’i bëjë të harrojnë Konten!

Dëshira e tyre më e madhe do të kishte qenë që ish-trajneri të kishte vazhduar në detyrë. Kjo nuk ndodhi dhe “populli interist” ka shpresë se Simone Inzagi është i përzgjedhuri i duhur për të vazhduar punën e lënë në mes nga Antonio Konte. Ata kanë të drejtë që të shpresojnë sepse Inzagi është një nga më të mirët e brezit të ri të trajnerëve në Itali, dhe Lacion e stabilizoi në pozicionet e larta në Serinë A, fitoi Kupën e Italisë dhe dy Superkupa italiane, duke rikthyer një qendrueshmëri që ishte harruar që nga koha e trajnerit të sotëm të Shqipërisë, Edoardo Reja.

Konte vërtet fitoi titullin, ashtu siç bëri me Juventusin dhe me Çelsin, por edhe pas tij normalisht që ka jetë. Tek Juventusi, jeta vazhdoi me Masimiliano Alegrin madje pati suksese edhe në Champions (dy finale), ndërsa tek Çelsi rikthimi i madh u bë, fillimisht me Sarrin (fitoi Ligën e Europës) dhe Tomas Tuhelin që fitoi Championsin. Edhe Interim und të vazhdojë të ndërtojë suksesin mbi bazat e Kontes, ndërsa Romelu Lukaku ka deklaruar se do të vazhdojë zikaltër.

Sfidanti.al