Fjala është për institucionin financiar “Goldman % Sahs” (Goldman & Sachs) që e ka qendrën në Nju Jork. Sipas bankës së madhe amerikane finalja e Kampionatit Europian do të jetë Belgjikë-Itali. Në gjysmëfinale do të jenë çiftet Itali-Spanjë (që do të përfundojë 1-1 në kohën e rregullt) dhe Belgjikë-Portugali që do të përfundojë 2-1. Kampione e Europës parashikohet Belgjika e Roberto Martinezit që do të fitojë pas 90 minutave ndaj Italisë së Roberto Mançinit. Nuk është se kjo kompani e madhe financiare nuk ka gabuar në të kaluarën, por gjithsesi nuk heq dorë nga parashikimet.
Sfidanti.al