Si do ta përballojë Gjermania konfliktin Kimih-Sane?!

Janë të dy shokë skuadra edhe tek Bajerni, edhe në ekipin kombëtar, por janë tepër të ndryshëm. Xhoshua Kimih ka natyrën e një kapiteni të vërtetë, të një lojtari edhe të talentuar, por edhe shumë të përkushtuar dhe shumë kërkues ndaj shokëve të ekipit. Leroi Sane, në të kundërt, është tepër i talentuar, ka shpejtësi, teknikë, elegancë, pasime dhe gjuajtje shumë të mira, por shpesh është “në botën e vet”.

Mes tyre pati përplasje në miqësoren që Gjermania barazoi 1-1 me Danimarkën në prag të Europianit, dhe Kimih kritikoi Sanenë sepse nuk veproi sipas skemave dhe kërkesave të trajnerit Joahim Lëv. Duhej bërë presing dhe Kimih e bëri, bashkë me Mylerin e Gnabrinrë, por jo Sane. Kimih e nxiti dy herë, ndërsa më pas sërish i foli duke shkaktuar reagimin e lojtarit të krahut. Mesfushori i tha që të mos ankohej aq shumë. Mediat gjermane informojnë se këta të dy janë përplasur disa herë edhe në seancat stërvitore. Nuk dihet sesi do ta kalojë Gjermania këtë konflikt mes dy lojtarëve të formacionit dhe cili do të jetë qendrimi i trajnerit Lëv.

Sfidanti.al