Akordi prej 31 milionë eurosh, Korrea është “asi nën mëngë” i Inzagit

Një përforcim i rëndësishëm edhe pse pritet të vijë gjithashtu një sulmues tjetër si Skamaka. Lacio ra dakord me Interin për të lejuar Hoakin Korreën në Milano kundrejt 31 milionë eurove, plus shpërblime të tjera, ndërsa trajneri Simone Inzagi ka tashmë vërtet një “as nën mëngë”. Argjentinasi është njohje e vjetër e teknikut të tanishëm interist, pasi tek Lacio punuan disa vjet bashkë. Korrea vlerësohet si sulmues që njeh driblimin, golin, di të depërtojë me topin, dhe mbi të gjitha, di të bashkëpunojë me shokët e repartit. Në një vijë ofensive me Lautaro Martinezin dhe Edin Xhekon kjo është shumë e rëndësishme, ndërsa plotëson mjaft mirë Aleksis Sançezin. Interi duket vërtet i plotësuar, ndryshe nga sa u krijua përshtypja kur u larguan Konte, Lukaku e Hakimi.

Sfidanti.al