Kush është favorit për Halandin? Në Angli thonë “Mançester Junajtid”!

Flitet për sezonin e ardhshëm, ose maksimumi për në janar 2021. Për momentin, Erling Halandi është e do të mbetet lojtar i Borusias së Dortmundit, por kur klauzola e transferimit për të të zbresë në 75-90 milionë euro, do të ketë një sulm të shumëanshëm për ta marrë. Në Gjermani thonë se favorit për shërbimet e sulmuesit të ri norvegjez është Mançester Junajtidi. “Djajtë e kuq” kanë bërë përforcimet e duhura në skuadër, duke marrë Varanin në mbrojtje e Sançon në krah, ndërsa shpresojnë të mbajnë Pogbanë. U duhet përforcimi në sulm, pasi Edinson Kavani është sot në moshë të madhe. Junajtidi i ka paratë, ndërsa trajneri Solskjer ka raporte shumë të mira me Halandin, e mund të tëjkalojë problemet që “djajtë e kuq” kanë pasur me Mino Raiolën që nga koha e Sër Aleks Fergusonit.

Sfidanti.al