“Dritë” për “tunelin” e Kumbullës, ndoshta luan në Europë

Vazhdon të mos jetë zgjedhje e parë, por shpresa ekzison dhe hapësirat për të do të gjenden. Marash Kumbulla ka shanse më të mëdha për të luajtur sot në Ligën e Konferencës, pasi Roma pret Trabzonsporin në ndeshjen e kthimit në plej of. Qendërmbrojtësi anglez, Smolling, është i dëmtuar, dhe Murinjo mund të mendojë për të ndryshuar dyshen titullare në atë repart, të përbërë nga Ibanjez dhe Mançini. Meqenëse ndeshjet janë çdo 3 ditë, njëri nga titullarët mund të ruhet i freskët për fundjavën në Serinë A. Kumbulla ka luajtur “me pikatore” gjatë fazës përgatitore, ndonëse Murinjo ia ka dhënë minutat, por e konsideron ende tepër të ri dhe kërkon që të ketë më shumë përvojë përpara sesa të marrë përsipër një rol titullari në mbrojtjen e një ekipi të fortë si Roma, që pretendon Championsin apo edhe titullin.

Sfidanti.al