Championsi, pritet short “bombë” sot për fazën e grupeve!

Edhe pse në fund, më të fortët mund të kualifikohen, sërish goglat që do të nxirren sot nga vazot në Nion të Zvicrës pritet të krijojnë një klimë lufte në Ligën e Kampionëve. Për të kuptuar se çfarë mund të ndodhë në shortin e orës 12:00 të UEFA-s në Zvicër, mjafton t’u hedhim një sy ekipeve në dy vazot e para:

Vazo 1: Çelsi, Vijarreal, Atletiko, Man. Siti, Bajern, Inter, Lilë, Sporting.

Vazo 2: Real, Barcelona, Juventus, Man. Junajtid, Paris SG, Liverpul, Sevilja, Dortmund.

Kjo do të thotë se Reali apo Barcelona mund të përplasen me Çelsin, Bajernin, Sitin e Interin, se Juventusi e Paris SG po ashtu mund të përballen me ekipet më të fortë të mundshëm, dhe kjo ndodh sepse të tillë si Reali, Barça, PSG, Juventusi nuk e fituan dot titullin kampion në vendin e tyre. Në vazot e tjera do të ketë ekipe të njohur si Porto, Ajaksi, Benfika, Atalanta, Zeniti i Shën Peterburgut, Milani apo Volfsburgu.

Sfidanti.al