“Nuk i bihet murit me kokë”, Kejni pranon të qendrojë tek Totenhemi

Nuk është se po e bën me kënaqësi të madhe, por kupton se është tepër e vështirë që të realizohet kjo lëvizje. Harri Kejn vërtet e pati me qejf që të shkonte tek Mançester Siti, por duket se klubi i Pep Guardiolës nuk është gati të bëjë çmendurinë e tij, siç në të kundërt bëri Çelsi me Lukakun, PSG me Mesin apo siç dëshiron të bëjë Reali me Mbapenë. Kjo do të thotë se “nuk i bihet murit me kokë” sepse lufta nuk fitohet vetëm. Mediat angleze shkruajnë se kapiteni i Anglisë po përgatitet të vazhdojë jetën siç ishte, dhe të përqëndrohet tek sezoni i ardhshëm me Totenhemin, që kërkon 150 milionë paundë stërlina për kartonin e tij.

Sfidanti.al