Çmenduria e Raiolës “hodhi në erë” kalimin e Halandit tek Çelsi

Në Londër ishin përgatitur për të paguar shumë, madje flitet se ishin gati të jepnin 175 milionë euro për kartonin e tij. Një sulmues 20 apo 21 vjeç me nivelin e Erling Halandit, ia vlen për oligarkun e Rusisë, Roman Abramoviç. Gjithsesi, miliarderi rus dhe krahu i tij i djathtë, Marina Granovskaja, nuk deshën në asnjë mënyrë të pranonin kushtet e Mino Raiolës, agjentit të sulmuesit norvegjez. Mediat shkruajnë se u kërkuan 50 milionë euro rrogë në sezon për Halandin, e ndoshta vetëm Mesi mund të marrë më shumë. Po ashtu, Raiola kërkoi komision prej 40 milionë eurosh për veten. Çelsi as nuk e diskutoi fare që të pranonte kushte të tilla dhe nisi operacionin “Lukaku” që përfundoi me sukses.

Sfidanti.al